Botohet leksikoni i shkrimtarëve të Drenicës

Shkrimtari dhe studiuesi Izet Avdyli sapo ka nxjerrë nga shtypi librin “Leksikoni i shkrimtarëve të Drenicës”.

Në këtë leksikon janë përfshirë 137 krijues, të cilët të paktën kanë një libër të botuar nga fusha e letërsisë, që ishte edhe kriter për përfshirje në leksikon.

Ndonëse, sipas autorit Avdyli, numri i atyre krijuesve letrare nga Rajoni i Drenicës është më i madh, por  dorëshkrimet e tyre nuk kanë mundur t’i botojnë apo u janë zhdukur në rrethana të ndryshme.

Përmes këtij leksioni, lexuesi do të gjejë të dhëna rreth shkrimtarëve drenicas, veprat dhe kontributin letrar të këtyre krijuesve.

Historikisht regjioni i Drenicës njihet për një traditë të pasur edhe folklorit.