
Çmimi "Ylli i Javës" për xhiron e 23-të shkon në Drenicë
07.3.2022 - 11:13
Mesfushori i Drenicës, Fatlum Gashi është shpallur lojtari i javës së 23 në Superligën e Kosovës në futboll.
Gashi ishte njëri prej futbollistëve më meritor që ekipi i tij të shënoi fitore ndaj Dritës me rezultat 2:1.
Ai arriti që të shënonte në fitoren e parë të Drenicës pas pesë viteve përball Dritës nga Gjilani.
Më këtë fitore Drenica ka përforcuar pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë të grumbulluara pas 23 javëve.