Eriksen kthehet në kombëtaren e Danimarkës

Christian Eriksen është përzgjedhur në ekipin kombëtar të Danimarkës, për herë të parë që nga arresti kardiak, që pësoi në ‘Euro 2020’, verën e kaluar.

Mesfushori 30 vjeçar, u pajis me një kardioverter-defibrilator të implantuar (ICD) – një lloj stimuluesi kardiak – pas incidentit kundër Finlandës, në ‘Euro2020’.

Ai u largua nga Interi dhe iu bashkua Brentfordit në Angli në janar të këtij viti.

Danimarka luan miqësore në Holandë më 26 mars dhe në shtëpi kundër Serbisë më 29 mars.

Eriksen do të bashkohet me bashkëlojtarët e tij ndërkombëtarë për stërvitje në Spanjë përpara dy ndeshjeve.

Ai u tansferua në Brentford në një marrëveshje gjashtëmujore, pas lirimit të tij nga Interi dhe bëri paraqitjen e tij të parë për ta si zëvendësues, në një humbje kundër Newcastle United më 26 shkurt.

Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur u duartrokit nga tifozët dhe lojtarët në të dyja anët kur ai hyri në fushë pas 52 minutash.

Interi dhe Eriksen ranë dakord të anulojnë kontratën e tij në dhjetor, pasi lojtarët e pajisur me një ICD nuk mund të konkurrojnë në Serie A, por Premier League nuk ka të njëjtat rregulla.

Pas largimit nga klubi i Serisë A, ai u stërvit në Odense Boldklub, skuadra daneze që përfaqësonte si adoleshent, përpara se të nënshkruante për Brentford.

Pas ndeshjes kundër Newcastle, Eriksen luajti ndeshjen e plotë në fitoret kundër Norwich City dhe Burnley/BBC/.