Eriksen lajmërohet nga spitali: Jam mirë

Futbollisti danez, Christian Eriksen, është lajmëruar nga spitali ku po trajtohet, duke thënë se është mirë më shëndet.

Eriksen, i cili të shtunën gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë në kuadër të kampionatit evropian ‘Euro2020’, kolapsoj në fushë, për shkak të problemeve kardiake, përmes një postimi në ‘Instagram’, ka thënë se është mirë dhe ka falënderuar të gjithë për mesazhet.

Ai ka thënë se duhet ende të bëjë disa ekzaminime në spital, por që po ndihet mirë.

“Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja, nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë, ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë”, ka shkruar Eriksen.

Mjeku i ekipit danez, Morten Boesen, tha se në momenti kur Eriksen ra pa ndjenja në fushë, kishte pësuar arrest kardiak.

E konfirmon mjeku, Eriksen pësoi arrest kardiak