Këto janë fjalët e para të Eriksen pas rikthimit dhe golit me kombëtaren e Danimarkës

Christian Eriksen të shtunën ka bërë paraqitjen e parë për Danimarkën pas më shumë se një viti, ku kishte pësuar sulm kardiak në ndeshjen e Kampioantin Evropian.

Në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit, Eriksen shënoi për kombëtaren e Danimarkës.

Lidhur me golin e shënuar, Eriksen është shprehur se performanca e tij ishte thjeshtë një ngrohje para sfidës që Danimarka do ta zhvillojë ditën e mërkure kundër Serbisë në Copenhag.

Eriksen u transferua gjatë afatit kalimtar dimëror në skuadrën angleze Brentford, ku ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Ai u rikthye në fushën e blertë shtatë muaj pas një sulmi që e kishte pasur gjatë ndeshjes Finlandë-Danimarkë në kuadër të kampionatit evropian të mbajtur gjatë muajit qershor.