
Video: Eriksen kthehet në fushën e lojës
Christian Eriksen i është kthyer fushës së blertë.
Kjo është bëre e ditur përmes një video e cila është publikuar nga ana e Fabrizio Biasin në Twitter.
Në videon e publikuar shihet se si Eriksen provon disa goditje dënimi dhe edhe pse nuk ka luajtur futboll që nga koha e Kampionatit Evropian “Euro 2020” ai duket në formë.
Disa kohë më parë ai u largua nga ekipi italian Inter me marrëveshje midis dy palëve sepse rregullat e futbollit në Itali nuk lejojnë që Eriksen të luajë pas problemeve shëndetësore.
Eriksen është “tërhequr” nga futbolli që nga problemi shëndetësor me të cilin u përball gjatë ndeshjes Danimarka-Finlanda në Kampionatin Evropian më 12 qershor 2021.
“Një gjë e bukur: #Eriksen, një top dhe një fushë futbolli” ka shënuar Biasi në videon e publikuar në Twitter.
Una cosa bella: #Eriksen, un pallone e un campo da calcio.
— Fabrizio Biasin (@FBiasin) December 30, 2021