Gjest i madh nga Eriksen, poston fotografinë me tifozin e veçantë të Kosovës (FOTO)

Dita e enjte në Kosovë ishte festë për  futbollin, pasi  Kosova e luajti një miqësore luksi me Danimarkën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me të cilën barazoi me rezultat 2-2.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në këtë ndeshje ishte i mbushur nga tifozët kosovarë, të cilët pavarësisht se ishte miqësore, treguan se sa e duan futbollin.

Në këtë ndeshje ishte prezent edhe tifozi i veçantë i Kosovës, Avdullah Berisha i njohur si Evi, i cili njihet si tifoz i flaktë i Kosovës dhe skuadrës së Dritës së Gjilanit.

Lojtari më i dalluar i kombëtares së Danimarkës dhe i Tottenhamit, Christian Eriksen, pas ndeshjes ka bërë një foto me tifozin Avdullah Berisha.

Këtë foto Eriksen pas ndeshjes e ka postuar në Facebook, duke shkruar se futbolli luhet për fansa.