Driton Kuka kërkon që stërvitjet në xhudo të rifillojnë më 18 maj
Trajneri i Kombëtares së Xhudos së Kosovës, Driton Kuka, ka bërë thirrje që të rifillojë sporti sa më shpejt në Kosovë.
Përmes një postimi në facebook, Kuka ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre për rinisjen e sportit.
Drejtori sportiv i Federatës së Xhudos së Kosovës, ka thënë se FXHK-ja ka paraparë që faza e parë e rikthimit të nisë më 18 maj dhe të vazhdojë deri më 1 qershor. Por, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten përmes një konference për media ka thënë se garat sportive nuk do të kthehen para 1 qershorit.
“Reflektoni karshi sportit. Marrë parasysh shumë shtete serioze, mendimi ynë është që sporti nuk është vlerësuar sa duhet nga kompetentët dhe shpresojmë që tashmë kjo të ndryshojë për të mirë. Federata jonë nisjen e planifikon më 18 maj. Rreziku nuk ekziston dhe i përmbahet saktësisht masave të parapara. Nëse edhe pas të gjitha masave sporti nuk merret parasysh, atëherë duhet të gjithë ta dimë, sidomos ne të komunitetit sportiv, që sporti po shkatërrohet pa asnjë mëshirë”, ka shkruar Driton Kuka.