Kosova së shpejti me gara ndërkombëtare të xhudos
15.4.2023 - 16:49
Sindikata Evropiane e Xhudos (EJU) ka njoftuar se në Kosovë do të organizohet turneu i ndërkombëtar i xhudos.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të EJU-së.
“Më 16 dhjetor, në Prishtinë, Kosovë do të prezantohet një format i ri – ‘European Championships Open’. Kohëzgjatja e konkursit do të jetë e shkurtër, çmimi është jashtëzakonisht i lartë”- thuhet në njoftim.
Trajneri i tri xhudisteve të arta olimpike, Driton Kuka, e ka konsideruar si ngjarjen më të madhe sportive në Kosovë.
“Sporti me 3 të Arta Olimpike në Kosovën tonë do sjell Elitën e xhudos! Kampionati Evropian i hapur deri 73 kg për meshkuj dhe deri 57 kg për femra do mbahet në Kryeqytetin e shtetit tone”- ka thënë Kuka.