8 medalje nga shpresat e xhudos në Maribor të Sllovenisë

Xhudistët kosovar kanë rrëmbyer tetë medalje në turneun ndërkombëtar që u mbajt në Maribor të Sllovënisë për moshat U12, U14 dhe U16.

Pjesëmarrës atje ishin 27 klube nga Sllovenia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Ukraina dhe Kosova.

Nga klubi Ippon në këtë turne morën pjesë 11 garues, nga të cilët 4 të artë, 2 të argjendtë, 2 të bronztë, 2 vende të pesta dhe 1 të shtatë.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka shkruar se Kosovën po e presin ditë të mira në xhudo.

Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe Presidenti i Federatës Agron Kuka si dhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.