Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Paris

Kampionia Olimpike, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendë në garën Grand Slam që po mbahet në Paris.

Trajneri i xhudistes, Driton Kuka e ka quajtur Grand Slam si garën më e bukur e sportit të xhudos që organizohet gjatë vitit.

“Distria e argjendtë me shkëlqim të artë. Një përshendetje nga tri të Artat tona! Parisi tash më se 10 vjet flet shqip fal kampionëve tone”, është shprehur Kuka në Facebook.

Krasniqi në finale ishte në garë me francezen Amandie Buchard.

Kosova në Paris u përfaqesua edhe nga Akil Gjakova, Flaka Loxha e Laura Fazliu.