Kuka: Xhudo si brend i shtetit tonë do të jetësohet së shpejti

“Xhudo si brend i shtetit tonë të ri do fillojë të jetësohet së shpejti”, ka thënë trajneri i tri kampioneve olimpike në xhudo, Driton Kuka.

Trajneri Kuka më tej ka thënë se pret që talentet e të gjitha trevave të stërviten në Pejë, ku edhe ndodhet qendra kryesore e këtij sporti.

Këtë ai e ka thënë pas një takimi pune të cilin e ka mbajtur në Pejë, në vendlindjen e tri kampioneve olipmike të Kosovës, me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kukën.

“Talentët nga të gjitha trevat shqiptare së shpejti do kaliten këtu për të krijuar një vazhdimësi të medaljeve për vendin tonë”, shtoi tutje Kuka.

Së fundmi, Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë i xhudos në botë për vitin 2021, i njëjti epitet, si më e mira në botë për vitin 2021 i shkoi edhe Distria Krasniqit, medalistes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2021”.