Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Driton Kuka shpallet trajneri më i mirë në Evropë

Trajneri i tri xhudisteve të arta olimpike, Driton Kuka, është shpërblyer me çmimin “Trajneri më i mirë në xhudo për vajza për vitin 2021” nga Federata Evropiane e Xhudos (EJU).

“Trajneri ynë, Driton Kuka, është shpërblyer me një tjetër çmim prestigjioz në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ky çmim iu nda Kukës në Sofje, aty ku është duke u mbajtur edhe Kampionati Evropian.

Që kur ka filluar ky kampionat, Distria Krasniqi është stolisur me medalje të bronztë ndërsa Laura Fazliu me medaljen e argjendtë.

Kuka në vitin 2021 është shpërblyer me çmimin “Arritja më e madhe trajnerit 2021”.