Nora Gjakova, Driton Kuka dhe Distria Krasniqi- Foto: Facebook

Driton Kuka dhe Disitria Krasniqi nominohen për çmime nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Trajneri pejan Driton Kuka dhe xhudistja Distria Krasniqi, janë nominuar për çmime nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Kuka është nominuar për ‘Arritja më e madhe trajnerit 2021’, ndërsa Krasniqi është nominuar për ‘Xhudistja më e mirë vajzë e vitit 2021’.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se për të votuar për sportistët kosovarë të nominuar mund të regjistroheni KËTU.

Distria Krasniqi gjatë verës së këtij viti shënoi një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u ‘sotilisur’ me medaljen e artë në lojërat olimpike ‘Tokyo 2020’.

 

Distria Krasniqi, s’mban lotët tek stoliset me të artën olimpike (FOTO)