Drita mposht Ballkanin dhe rrëmben kreun e tabelës

Drita ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës.

Heroi i gjilanasve ishte sulmuesi Kastriot Rexha.

Kastriot Rexha i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 31’.

Në minutën e 44’, Mirlind Daku shënoi për 1-1.

Vetëm një minutë më vonë Rexha shënoi për 2-1.

Në pjesën e dytë Ballkani u mundua që ta gjente golin e barazimit por nuk ia arritën qëllimit.

Pas kësaj fitoreje Drita e merr vendin e parë me 36 pikë.

Kurse, Ballkanin mbetet në vendin e dytë me 35 pikë.