Drita dhe Ballkani përfundon pa fitues

Drita dhe Ballkani i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës.

Xhevdet Shabani shënoi një supergol në minutën e 17’ për 1-0.

Ballkani e barazoi rezultatin me Mirlind Dakun në minutën e 45+2’.

Pas këtij barazimi Drita mbetet në vendin e dytë me 70 pikë.

Kurse,  Ballkani në vendin e tretë me 68 pikë.