Drita dhe Ballkani i ndajnë pikët

Derbi i xhiros së katërt mes Dritës dhe Ballkanit ka përfunduar me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Superligë.

Të dy skuadrat bën lojë të kujdesshme duke mos bërë gabime në fazën e mbrojtjes.

Pas këtij barazimi Ballkani dhe Drita e ndajnë vendin e parë me nga tetë pikë.

Në ndeshjen tjetër Feronikeli shënoi fitore me rezultat 1-0 ndaj Dukagjinit.

Pas kësaj fitoreje Feeronikeli mbetet në vendin e pestë me gjashtë pikë, kurse Dukagjini në vendin e shtatë me vetëm dy pikë.