Trajneri i Dritës thotë se Ballkani mori një pikë për të cilën kishte ardhur
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka deklaruar se Ballkani kishte ardhur që të mbrohej në ndeshjen e sotme që përfundoi me rezultatin 0-0.
Nuhiu ka shtuar se kjo ndeshje ishte e luftuar nga të dyja ekipet.
“Ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Kishim pak më tepër dhe ishim më kërkues se sa kundërshtari. Ballkani ka kishte analizuar mirë. I përgëzojë lojtarët për kryerjen e detyrave në mënyrë shumë të mirë. Kundërshtari ndoshta mori atë që kërkojë. U mbrojt mirë. Janë disa futbollistë që do hyjnë në formë në ndeshet e radhës dhe do të shkojnë shumë lartë. Në derbi duhet të shfrytëzohen rastet. Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit”, tha Nuhiu.
Të dy skuadrat i kanë grumbulluar nga tetë pikë pas katër ndeshjeve në këtë sezon në Superligë.