Isufi thotë se barazimi me Dritën ishte epilog real

Drita dhe Ballkani i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultatin 0-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e  katërt në Superligë.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, ka deklaruar pas ndeshjes se barazimi ishte epilogu real i këtij takimi.

“Mendoj se dy ekipet e kishim studiuar mirë njëra tjetrën dhe për këtë arsye kishte pak raste gjatë ndeshjes. Ndoshta, tifozët nuk janë të kënaqur me rezultatin, por duhet të jenë të kënaqur me lojën e treguar në fushë. Të dyja ekipet nuk donin të bënin gabime dhe ishte një lojë e kalkuluar mirë. Ndoshta, në fillim të ndeshjes ishim paksa më të mirë, por pastaj patëm vështirësi dhe Drita kishte një dominim të lehtë. Në fund, mund të them se barazimi ishte epilog real. Mos të harrojmë që Drita ka ekip jashtëzakonisht të fortë”, tha Isufi.

Pas këtij barazimi të dy skuadrat kanë nga tetë pikë duke e ndarë kreun e tabelës.

Drita dhe Ballkani i ndajnë pikët