Cila është forma e Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Jordanisë në pesë ndeshjet e fundit?

Kosova dhe Jordania do të përballen për herë të parë në një ndeshje miqësore e cila nis sonte në fillim nga ora 18:00.

Por cila është forma e Kosovës dhe Jordanisë në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara nga këto kombëtare.

Kosova në pesë ndeshjet e fundit ka tre humbje, një barazim dhe një fitore të shënuar kundër Gjeorgjisë.

Ndërsa Kombëtarja e Jordanisë ka një bilanc më të mirë se Kosova në pesë ndeshjet e fundit.

Jordania ka arritur që në pesë ndeshjet e fundit të sigurojë katër fitore, ndërsa ka pësuar në një ndeshje përballë Haitit.