Kombëtarja e Kosovës në futboll - Foto: FFK

Kosova-Burkina Faso, ndeshja e dytë miqësore në muajin mars

Pas ndeshjes së parë miqësore të konfirmuar kundër Zvicrës, Kosova ka mësuar edhe kundërshtarin e dytë për ndeshjen tjetër miqësore në muajin mars.

“Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës e Burkina Fasos”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja kundër Burkina Fasos do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.

Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s, prandaj çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për Kosovën.

Kjo nuk do të jetë përballja e parë midis këtyre dy kombëtareve, në ndeshjen e fundit Kosova e kishte mposhtur Burkina Fason me rezultat 2:0 në vitin 2018.