Kosovë – Jordani, mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë me rezultat 0-1.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 18-të me mesfushorin Baha Faisal.

Kosova rastin më të mirë për gol në 45 minutëshin e parë e pati me Vedat Muriqin, por portieri i Jordanisë u tregua i  vëmendshëm.

Miqësorja Kosovë – Jordani është duke u luajtur në Prishtinë.