Kombëtarja e Kosovës në futboll | Foto: FFK

Kosova i luan dy ndeshje miqësore në nëntor

Më 16 dhe 19 nëntor Kombëtarja e Kosovës në Futboll do të luajë ndeshje miqësore, për tu përgaditur për ciklin kualifikues për Evropianin 2024.

Siç njofton FFK-ja, miqësoren e parë dardanët do ta luajnë kundër Armenisë me 16 nëntor, ndërsa të dytën më 19 nëntor kundër Ishujve Faroe.

Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Kosova, ditë më parë, ka mësuar rivalët e grupit për kualifikimet e Euro 2024, ku bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Ndeshjen e parë kualifikuese Dardanët do ta luajnë si mysafirë kundër Izraelit, më 25 mars.