Challandes: Suedia e fortë me apo pa Ibrahimoviqin

Bernard Challandes ka thënë se Suedia është ekip i mirë me apo pa Zllatan Ibrahimoviqin.

Trajneri i kombëtares së Kosovës ka thënë se Ibrahimoviq është një lojtar fantastik, por te suedezët ka lojtarë të fortë si Dejan Kulusevski e Emil Forsberg.

“Suedia ka një ekip të mirë, me apo pa Ibrahimoviqin. Ibra është një lojtar fantastik, por Suedia e ka edhe Dejan Kulusevskin e Emil Forsbergun. Problemi kundër Suedisë nuk është vetëm Ibrahimoviqi, por gjithë ekipi”, ka thënë fillimisht Challandes.

69-vjeçari thotë se duhet ta gjejnë një zgjidhje kundër një ekipi si Suedia.

“Duhet të gjejmë zgjidhje si ekip kundër një ekipi të fortë në çdo repart. Shpresoj që ta kemi shpirtin e njëjtë edhe kundër Suedisë, sikurse ndaj Anglisë, për të luajtur lojën tonë dhe jo për t’u mbrojtur. Dua të luajmë lojën tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Edhepse pa Amir Rrahmanin, kundër Suedisë ne do të gjejmë zgjidhje. Mungesa e Rrahmanit na komplikon punën si ekip. Por, duhet të jemi të gatshëm”, ka thënë Challandes në konferencë për media.

Kosova eliminatoret për kualifikimet për Botërorin 2022 do t’i nisë të dielën ndaj Suedisë.

Challandes e konsideron shumë të rëndësishme ndeshjen me Lituaninë