Challandes:Miqësorja ndaj San Marinos mundësi për lojtarët e rinj që të dëshmohen

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për media para miqësores ndaj San Marinos.

Zviceriani ka thënë se miqësorja ndaj San Marinos është miqësore e rëndësishme për skuadrën e tij.

“Do të luajmë ndaj San Marinos një ndeshje të rëndësishme. San Marino ka një skuadër të mirë. Do të shohim se çfarë mund të tregojmë në këtë takim”, ka thënë Bernard Challandes

Challandes thotë se ndeshjet miqësore i shërbejnë për t’u përgatitur për ndeshje më të vështira.

“Kemi luajtur dy ndeshje të vështira ndaj Suedisë dhe Spanjës. Sigurisht se tash kemi kundërshtarë më të lehtë. Ka qenë ideja që të gjejmë kundërshtarë më të lehtë. Ka qenë mundësia më e mirë që ndaj këtyre dy kundërshtarëve lojtarëve të rinj t’u jepet mundësia të tregojnë cilësit e tyre”, ka thënë Challandes.

Kosova të martën luan me San Marinon në Prishtinë me fillim nga ora 18:00. Më pas më 4 qershor luan miqësore ndaj Maltës, më 8 qershor ndaj Guineas dhe më 11 qershor ndaj Gambisë.