Boks: Bashkim Bajoku kampion ballkanik, mposht boksierin e Serbisë

Kosova ka marrë lajme të mira nga boksi, pasi boksieri kosovar, Bashkim Bajoku ka regjistruar një fitore të madhe gjatë ditës së sotme.

Bajoku tashmë është kampion i Ballkanit në boksin amator, në kampionatin ballkanik që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Bajoku ka fituar bindshëm ndaj bokserit nga Serbia, Rade Joksimoviq në kategorinë deri në 52 kilogram.

Sipas njoftimit të FBOXK, Bajoku ka fituar finalen me rezultatin bindës, 5:0.