Foto: Swansea/Twitter

Bersant Celina fiton çmimin për golin më të mirë të muajit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka fituar çmimin për golin më të mirë të muajit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja e klubit të Celinës, Ipswich Town.

Lidhur më këtë çmim është deklaruar edhe vetë Celina.

Ai thotë që ky gol ishte më i miri në karrierën e tij.

“Kam shënuar disa gola të mirë në karrierën time, por ky ishte gjithçka menjëherë”, thotë Celina.

Goditja e paharrueshme e kosovarit u emërua si goli i muajit në Ligën e parë të Anglisë  për muajin nëntor pasi fitoi 51% të votave në Twitter.