Foto: Swansea/Twitter

Bersant Celina shënon gol të jashtëzakonshëm (Video)

Mesfushori me tipare sulmuese Bersant Celina ka shënuar sot një super gol në fitoren e Swanseas ndaj Brentfordit me rezultat 4-1 në kuadër të FA CUP-ës.

Brentford kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 28’.

Swansea përmbysi gjithçka në pjesën e dytë duke i shënuar katër gola.

E njërin prej golave e shënoi Bersant Celina në minutën e 67’.

Reprezentuesi i Kosovës e ka shënuar një super gol duke i dribluar disa lojtarë deri në shënimin e golit.

Më poshtë mund ta shijoni golin e Celinës.