Foto: KALLXO.com

Bersant Celina flet për KALLXO.com: Duam fitore ndaj Bullgarisë

Mesfushori me tipare sulmuesi i Swanseas dhe i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, ka folur në një intervistë ekskluzive për KALLXO.com pas stërvitjes që kanë zhvilluar në  stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

Celina është shprehur i lumtur për grumbullimin me Kosovën dhe pret fitore ndaj Bullgarisë.

Ai ka thënë se ndaj Bullgarisë duhet të dalin në fushë lojtarët më të mirë.

“Po, jam i lumtur, dy lojëra tashti i kemi dhe luajmë për fitore. Danimarka janë  shumë të mirë, test i mirë, për Danimarkën s’kam çka të them, por me Bullgarinë duam fitore. Me Bullgarinë rëndësi ka me dalë aty të gjithë lojtarët më të mirë për atë ndeshje”, ka thënë Bersant Celina për KALLXO.com.

Bersant Celina ka folur edhe për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ku i ka shënuar gol ekipit të Pep Guardiolës. Atë ndeshje e humbi Swansea me rezultat 3-2.

“Loja ka qenë shumë e mirë, ata janë shumë ekip i mirë edhe çka me bo, kundër Manchester Cityt kena pasë shanse edhe të fitojmë”, ka thënë Celina.

Kosova të enjten do ta luajë miqësoren me Danimarkën  prej orës 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me 25 mars, të hënën, do të luajë ndaj Bullgarisë prej orës 20:45, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për EURO 2020.