Llapi mposht Ballkanin dhe ngjitet në vendin e katërt

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 4-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 60-të me golin e Nazmi Gripshit.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 71-të me golin e Drilon Fazliut pas asistimit të Bujar Idrizit.

Firmino shënoi për rezultatin 2-1 në minutën e 74-të.

Tre minuta më vonë Edon Sadriu shënoi për 3-1 në minutën e 77-të pas gabimit të mbrojtësit Bajram Jashanicës.

Kushtrim Shabani shënoi supergol në minutën e 86-të për rezultatin 4-1.

Pas kësaj fitoreje Llapi ngjitet në vendin e katërt me 21 pikë.

Kurse, Ballkani mbetet në vendin e tretë me 24 pikë.