Trajneri i Ballkanit flet pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

Ballkani u eliminua nga Kupa e Kosovës, pas penalltive me rezultat 4-3, nga skuadra e Llapit.

Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi mbeti me një lojtarë më pak, pasi portieri  në minutën e 75’ pasi portiere Ljujanovic u ndëshkua me karton të kuq.

Fituesi i kësaj ndeshje u vendos në penallti.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i suharekasëve, Bledi Shkëmbi duke thënë se djelmoshat e tij e dhanë maksimumin në këtë ndeshje. Ai shtoi se tani do të fokusohen në kampionat.

“Djemtë u munduan ta dhënë maksimumin, ku me një lojtar me pak arritëm të shkojmë deri në penallti, e ku synimi ka ndryshuar pas daljes se portierit me karton të kuq dhe tani mbetët vetëm të vazhdojmë tutje në kampionat. Më vjen mirë që u rikthyen tifozët këtu në Podujevë, falendëroj futbollistët për atë që sakrifikuan në këtë ndeshje. Kjo humbje është përgjegjësi e imja dhe mendoj që në ndeshjet në vazhdim do të përmisohemi”, ka deklaruar Shkëmbi.

Llapi mposht Ballkanin në penallti dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës