Llapi triumfon ndaj Ballkanit në ‘Zahir Pajaziti’

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22-të në Superligen e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Llapi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 61’, pasi portieri Coriç u ndëshkua me karton të kuq.

Edon Sadriu i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 69’ duke e shfrytëzuar pakujdesinë e Arbër Prekazit.

Në minutën e 87’ Mevlan Zeka i Llapit u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj humbje Ballkani bie në vendin e dytë me 45 pikë.

Kurse Llapi pozicionohet në vendin e gjashtë me 26 pikë.

Në xhiron e ardhshme Ballkani luan si vendas ndaj Drenicës.

Kurse, Llapi ndaj Prishtinës.