Basketboll: Ponte Prizreni kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ponte Prizreni ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 109-106, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshjen më mirë e nisën gjakovarët duke e fituar çerekun e parë me rezultat të ngushtë 29-31.

Ponte u këndell në çerekun e dytë duke bërë lojtë të mirë të cilin e fitoi me rezultat 22-13, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 51-44.

Çerekun e tretë e fitoi Vëllaznim me rezultat 23-28, për rezultatin 74-72, pas 30 minutash.

10 minutat e fundit ishin mjaft dramatik, çerek të cilin e fituan Ponte me rezultat 15-12, për të përfunduar ndeshja me barazim 94-94.

Ponte ishte më e mirë në vazhdime, duke pasur epërsi në 107-100, ndërsa Vëllaznimi arriti të afrojë shifrat në 107-106, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Ponte Prizreni triumfon 109-106.

Te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 31 pikë, Jermaine Paige me 23 dhe Divine Myles me 20, kurse te Vëllaznimi u dalluan Andi Shehu me 31 pikë, Emmanuel Emogbo me 25 pikë e 16 kërcime dhe Cedric Council me 18 pikë e 13 kërcime.

Ponte Prizreni në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Peja-Sigal Prishtina, ndeshje që zhvillohet nga ora 19:00.