Foto: FBK

Sonte zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në Basketboll

Në kuadër të Kupës së Kosovës që po mbahet në qytetin e Pejës, sonte në program janë dy ndeshjet gjysmëfinale.

Në ora 17:00 pritet të takohen dy gjysmefinalistët e parë, KB Peja në cilësinë e vendaseve pret ekipin nga Mitrovica, KB Trepça.

Peja në këtë takim vjen pas fitores kundër Prishtinës, ndërsa Trepça vjen pas fitores përball Rahovecit.

Kjo ndeshje pritet të jetë interesante duke e ditur edhe formën e të dy ekipeve.

Në ndeshjet tjetër gjysmëfinale pritet të takohen Golden Eagle Ylli-Bashkimi. Ylli në këtë gjysmëfinale vjen pas fitores kundër Dritës, ndërsa Bashkimi pas fitores kundër Prizreni 16.

Ky takim nis nga ora 20:00.

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në Basketboll zhvillohet ditën e diele me fillim prej orës 18:00.