Sonte finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll

Sonte duke filluar nga ora 18:00 në Pejë zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll në kategorinë e djemve.

Në finale përballen KB Trepça nga Mitrovica dhe KB Bashkimi nga Prizreni.

Trepça në finale vjen pas fitores kundër Pejës në gjysmëfinale, ndërsa Bashkimi vjen në finale pas fitores kundër KB Golden Eagle Ylli.

Fituesi i edicionit të kaluar 2019\2020 ishte KB Peja, që është nikoqir i sivjetmë i Kupës së Kosovës.