Trepça fiton Kupën e Kosovës në Basketboll

Klubi nga Mitrovica KB Trepça është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në Basketboll.

Në një ndeshje që ishte e zjarrtë dhe me shume aksione të bukura, Trepça shënoi fitore me rezultat 76:62 kundër KB Bashkimit.

Trepça në finale erdhi pas fitores në gjysmëfinale përballë Pejës që ishte edhe organizatori i kësaj kupe, ndërsa Bashkimi nga Prizreni erdhi në finale pas fitores në gjysmëfinale përballë Golden Eagle Yllit.

Trepça kishte fituar Kupën e Kosovës në Basketboll për herë të fundit më 2011/2012.

Fituesi i fundit i Kupës së Kosovës në Basketboll ishte KB Peja.