Ballkani e gjunjëzon Feronikelin në Drenas (FOTO)
02.11.2019 - 16:24
Ballkani e ka konfirmuar se është në formë të lartë në këtë sezon, duke e mposhtur Feronikelin në Drenas me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës.
Pas kësaj fitoreje Ballkani, e ruan kreun e tabelës me 29 pikë.
Golat për Ballkanin i shënoi Blendi Baftiu në minutat e 31’ dhe në të 66’.
Feronikeli pas kësaj humbje pozicionohet në vendin e shtatë me 19 pikë.