Gardiani i Dardanëve në formacionin e javës në Turqi

Gardiani që mbron portën e Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, pas paraqitjeve të mira në kampionatin turk është zgjedhur në formacionin e javës.

Muriç që luan për ekipin e Adana Demirsport është zgjedhur si portieri më i mirë i javës në Ligën Turke të Futbollit në kuadër të javës së 21-të.

Muriç deri me tash ka arritur që të zhvillojë 15-të ndeshje në fanellën e ekipit turk.

Portieri i Dardanëve para se të transferohej në Turqi ka luajtur edhe për ekipin e Manchester City në Angli, Gironës në Spanjë dhe Willem II në Spanjë.

Muriç u transferua në Turqi në gusht të vitit 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2024.