Ardi Shala i Ulpianës më i miri i xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës

Futbollisti i Ulpianës, Ardi Shala është zgjedhur futbollisti i javës në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Futbollit në Kosovë.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 12-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti i KF Ulpiana, Ardi Shala’’ thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Mesfushori i Ulpianës e ndihmoi ekipin e tij këtë vikend në fitoren që Ulpiana e arriti kundër Ballkanit ku me këtë rast Ballkani e shënoi humbjen e parë këtë sezon.

Ardi Shala në ndeshjen kundër Ballkanit shënoi autogol por që me golin e fitores në minutat shtesë arrit që të behët hero për klubin e tij.

Kjo fitore e nxori Ulpianën nga pjesa e fundit të tabelës.

Pas xhiros së 12-të Ulpiana gjendet në pozitën e 7-të me 13 pikë të grumbulluara.