Sulmuesi i Prishtinës më i miri i javës së 16-të në Superligën e Kosovës në Futboll

Sulmuesi i klubit nga Prishtina, Leotrim Kryeziu është shpallur “Ylli i Javës” në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në Futboll.

Sulmuesi bardhëkaltërve ishte njëri ndër futbollistët kryesorë që ndihmoi ekipin e tij në ndeshjen e fituar nga Prishtina këtë javë kundër Ulpianës.

Prishtina fitoi me rezultat 3:0, ndërsa dy golat e ndeshjes u shënuan pikërisht nga Kryeziu.

Pas kësaj fitore Prishtina renditet e pesta në tabelë me 24-të pikë të grumbulluara dhe gjendet vetëm gjashtë pikë larg kreut të tabelës aty ku gjendet Ballkani i Suharekës me 30-të pikë pas 16-të xhirove të zhvilluara.