Arbëria e ndal Dritën

Arbëria ka arritur t’ia marrë një pikë Dritës, duke barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës.

Kastriot Rexha i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 36’ nga penalltia.

Arbëria e barazoi rezultatin në minutën e 76’ me autogolin e Hamdi Namanit.

Pas këtij barazimi Drita mbetet në vendin e parë me 40 pikë, dy pikë më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë.

Kurse, Arbëria pozicionohet në vendin e gjashtë me 21 pikë.

Drita ka një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë të dielën ndaj Prishtinës në kryeqytet.

Ndeshja tjetër mes Trepçës ’89 dhe Drenicës, ka përfunduar me rezultat 0-0.