Drita siguron daljen në garat europiane, Arbëria bie në Ligën e Parë

Arbëria ka pësuar humbje me rezultat 2-0, nga Drita, në kuadër të xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Festim Alidema shënoi për 1-0, në minutën e 18’.

Për 2-0, shënoi kapiteni Ardian Limani pas një asistimi të bukur nga Xhevdet Shabani.

Pas kësaj fitoreje Drita e mbyll kampionatin në vendin e dytë me 76 pikë, vend që ia siguron kualifikimet në Conferencë League.

Kurse, Arbëria pozicionohet në vendin e nëntë me 40 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë.