Zjarr në një Banesë në Pejë, Të Lënduarit Dërgohen në Spital

E plotësuar 23:38

Gazetari i KALLXO.com nga Peja ka arritur të konfirmojë se 15 persona, në mesin e të cilëve pesë fëmijë dhe pesë pjesëtarë të policisë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore sipasojë e djegies së banesës në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë.

“Janë pranuar 15 persona  në mesin e të cilëve 5 fëmijë dhe 5 pjesëtarë të policisë. Të gjithë janë pranuar në emergjencë si pasoje e helmimit nga tymi. Për fat të mirë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha për KALLXO,com, Brahim Beqiraj, mjek kujdestar ne emergjencën e Spitalit të Pejës.

Banesa gjendet afër stacionit të autobusëve në Pejë ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar për t’u përballur me zjarrin.

Deri në këto momente, zjarrfikësit kanë qenë duke nxjerrë banorët nga ndërtesa ndërsa në vend të ngjarjes kanë ardhur edhe emergjenca mjekësore e spitalit rajonal të Pejës.

Të gjithë banorët janë evakuuar nga kjo ndërtesë pesëkatëshe, ndërsa disa persona janë transportuar në spital. Në mesin e atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

banesa-peje-2 banesa-peje-3 banesa-peje-4