Visar Ymeri, Kryetar i VV-së

Ymeri: Edhe Buxheti 2018 si të Tjerët – i Asfaltit

Gjatë debatit për projektbuxhetin e vitit 2018 në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se nuk duhet të jesh ekspert i ekonomisë që ta dish që ky buxhet do ta ketë fatin e njëjtë me buxhetin e kaluar.

“Krejt çka kjo Qeveri ka nxjerrë, njësoj si ato të kaluarat, është asfalt”, tha Ymeri.

“Si buxhet mund të kuptohet si tendencë ë akomodimit të interesave të të gjithë partnerëve të koalicionit”, shtoi ai.

Ky vit do të duhej të shënohet si rrënim i institucioneve publike, theksoi deputeti i VV-së.

“Vetëvendosje mendon se duhet të ndalet kjo logjikë qeverisëse dhe do ta votojmë këtë buxhet kundër”, theksoi ai.

Gjatë prezantimit të Projektbuxhetit 2018, ministri i Financave tha se në vitin e ardhshëm rritja ekonomike e Kosovës do të jetë 4.6 për qind.

KALLXO.com është duke e transmetuar LIVE seancën e sotme të Kuvendit.