Vuçiq hyn në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq siç raporton ekipi i KALLXO.com e ka kaluar kufirin në pikën kufitare në Bërnjak dhe tashmë ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Vuçiq dhe delegacioni i tij nga Bërnjaku, pritet të vazhdojë në Zubin Potok.

 

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë,

Në ora 15:40 në Leshak,

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak,

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviç,

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

KALLXO.com më herët raportoi për gjendjen e sigurisë në veri të vendit, ku në çdo cep të rrugëve ka prezencë të Policisë së Kosovës.

https://kallxo.com/fit-dhe-close-protection-e-policise-se-kosoves-do-ta-sigurojne-vuciqin-gjate-qendrimit-te-tij-ne-kosove/

https://kallxo.com/masa-te-rrepta-te-sigurise-ne-veri-policia-ne-cdo-cep-te-rruges/

 

https://kallxo.com/foto-lajm-flamuri-gjigand-i-serbise-ne-digen-e-liqenit-te-ujmanit/