Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL

Vuçiq- Haradinajt: Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha sot se Kosova nuk do ta largojë taksën deri sa Serbia ta njohë Kosovën.

Vuçiq gjatë një takimi me përfaqësuesit serbë të Kosovës në Beograd tha se “Serbia asnjëherë nuk do ta pranojë Kosovën, pavarësisht deklaratës së Haradinajt dhe kjo deklaratë po e dërgon në një pozitë të tmerrshme”, raporton Tanjug.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se taksa prej 100 % e vënë për produktet me origjinë serbe, nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.