Foto-ilustrim

Vrasja në Gjilan, arrestohet i dyshuari kryesor

Policia e Rajonit të Gjilanit ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e mbrëmshme në fshatin Bresalc.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, tregoi se i dyshuari kryesor për vrasje të rëndë, L.U. është arrestuar sot, ndërkohë që vëllai i tij, i dyshuari Sh.U., ishte arrestuar mbrëmë.

Siç raportoi KALLXO.com, mbrëmë rreth orës 23:00 Policia e Rajonit të Gjilanit është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit për një person me plagë nga arma e zjarrit.

Përkundër përpjekjeve, personeli mjekësor vetëm ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

https://kallxo.com/vritet-nje-22-vjecar-ne-gjilan/

Zëdhënësi i Policisë ka treguar se njësitë rajonale të hetimeve i janë përgjigjur  rastit bashkë me prokurorin e shtetit.

Në bazë të hetimeve preliminare  që janë  zhvilluar  lidhur me këtë  ngjarje është  kuptuar  se ngjarja kishte  ndodhur  tek  vendi  quajtur  “Tek Lapidari” në fshatin Bresalc.

Lidhur me këtë ngajrje janë  ndërmarr të  gjitha  veprimet e duhura  hetimore , si intervistat  me dëshmitarë  si dhe është  kërkuar edhe i dyshuari  kryesor L. U. në shtëpinë e tij , por i njëjti nuk është  gjetur aty.

Në  oborrin e shtëpisë së tij është sekuestruar automjeti i llojit  Mercedes, të cilin  e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari.

Lidhur me  këtë  ngjarje mbrëmë është arrestuar Sh.U. , vëllai i  të dyshuarit  kryesor L.U.