Vranët e me Reshje Shiu

Sot, mbi vendin tonë, pritet të mbajë mot me vranësira të cilat gradualisht do të marrin karakter zhvillimi duke sjellë reshje të dobëta shiu që në orët e mbrëmjes mund të kalojnë në reshje bore.

Në orët e mesditës pritet të fryjë erë me shpejtësi mesatare.

Temperaturat në mëngjes do të sillën rreth 0 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.

Të dielën, po ashtu, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat në orët e pasdites mund të sjellin reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie, në mëngjes do të sillen rreth minus 3 gradë Celsius, kurse temperatura maksimale nuk pritet të kalojë mbi 6 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, pjesa e parë e javës së ardhshme do të ketë mot me vranësira të pjesshme dhe me temperatura që do të lëvizin në mes minus 3 e 7 gradë Celsius./21Media