Qendra Korrektuese e Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Vizitorit në Burg iu Gjet Drogë

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:35 në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Policia thotë se gjatë kontrollit nga oficerët korrektues të dyshuarit i është gjetur një sasi prej dy gramësh narkotik.

Në raportin e përditshëm të Policisë thuhet se i dyshuari këtë sasi droge kishte qëllim t’ia dërgonte vëllait të tij i cili gjendet në vuajtje të dënimit.

Substanca narkotike është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistës lirohet me urdhër të prokurorit kujdestar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ky rast nga Policia po trajtohet si posedim i substancave narkotike.