“Vizitori” i Pasmesnatës në Pallat

Në këtë objekt është e vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, ndërsa personi që ka tentuar ta hapë derën e hyrjes ka ikur pasi është vërejtur nga pjesëtari i sigurimit të këtij objekti.

Ky person sigurimi që nuk deshi të identifikohet, tregoi për KALLXO.com se si kishte ndodhur ngjarja.

“Ka dashtë me hy ai personi, se çka ka menduar ai nuk e di. Ai ka qenë me kapelë i maskuar, brenda 2-5 minutave e kam njoftuar policinë e cila ka ardhur brenda 10-15 minutash dhe se kah ka shkuar personi nuk e di,” tha pjesëtari i sigurimit i cili atë natë ishte në vendin e punës.

dera1

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi nuk ka dashur të flasë në lidhje me këtë rast.

Edhe Policia e Kosovës e konfirmoi tentim-hyrjen e një personi në Pallat të Drejtësisë në raportin e saj 24 orësh.

Policia bën me dije në këtë raport se “sigurimi në objektin e Pallatit të Drejtësisë ka informuar se ka vërejtur një person të panjohur i cili me forcë ka hapur derën e pallatit duke dëmtuar cilindrin e derës. I dyshuari pasi ka vërejtur pjesëtarin e sigurimit ka ikur në drejtim të panjohur”.

Sipas raportit të policisë nuk ka të arrestuar për këtë rast dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.